Arsyeja pse hotelet kanë gjithmonë çarçafë dhe jastëkë të bardhë
Dimri po vjen dhe teksa të gjithë një mendje e kemi nga festat, me siguri që jeni duke planifikuar pushimet apo arratisjen e radhës, diku në një destinacion të bukur.
Ndalojmë tek pushimet, hotelet, akomodimi!
Shumëkush mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, dikush tjetër për mbulesat me gëzof, për shampot apo aksesorët tërheqës që thuajse ofrojnë pa kursim të gjitha hotelet ku akomodoheni.
Por, a keni vënë re që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse?
Rezulton në fakt se ka një arsye të fortë që qëndron pas kësaj. Emma Hooton, stiliste shtëpish në Tielle Love Luxury, i tha revistës Red: se çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës venitet me kalimin e kohës.
Kjo nuk ndodh kurrë me nuancën e bardhë, ajo është e përjetshme, tërheqëse dhe e freskët.