Arsyeja e bastisjes së ministrisë e cila drejtohet nga Liburn Aliu
Derisa Policia e Kosovës po realizonte një aksion të gjerë në tri lokacione të ndryshme në vend, në kuadër të këtij operacioni është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Organet kompetente janë duke kryer aksion në kuadër të ministrisë e cila drejtohet nga Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka konfirmuar bastisjen në këtë ministri, ndërsa theksoi se zhvillimet janë vazhdimësi e aksionit të kryer më 21 dhjetor në Brezovicë, Shtërpce, Ferizaj e Prishtinë.
“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.
Nga aksioni i kryer ditë më parë Policia e Kosovës kishte konfirmuar para, armë e gjësende të ndryshme të cilat takonin të dyshuarve