Arsimtarët s’kanë parking, bllokojnë rrugën te shkolla
Mësimdhënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në kryeqytet kanë protestuar për mungesë të parkingut.
Këta kërkojnë të ju bëhet një zgjidhje, meqenëse po pengohet edhe procesi mësimor si pasojë e këtij problemi, pasi mësuesit duhet të dalin ti largojnë automjetet e tyre.
Aktiviteti i mëngjesit të së martës nuk u paralajmërua as në drejtorinë e shkollës.
Drejtoresha, Sofie Bunjaku, thotë se ishte veprim i ngutshëm, meqenëse i kishte informuar se është në kërkim të zgjidhjes.
Ajo thotë se nuk ka aprovuar kërkesën e tyre për parking në oborr për shkak se rrezikohen nxënësit.
Parkingjet përreth shkollaës menaxhohen nga “Prishtina Parking”, e nga kjo ndërmarrje i thanë Klanit, se janë në komunikim me drejtorinë dhe një pritje të listës e punonjësve arsimor, të cilët më pas mund të paguajn tarifën vjetore sipas rregullores.