Arsenali në telashe, Bernd Leno pëson lëndim të rëndë
Leno mbeti i lënduar në minutën e 41’ të pjesës së parë, pas një përplasje me sulmuesin e Brighton, Neal Maupay.
Sipas fotografive që vijnë nga agjencitë e ndryshme, shihet se bëhet fjalë për një lëndim serioz.
Vendin e tij në portë e ka zënë Emiliano Martinez.
Përndryshe, pjesa e parë e ndeshjes Brighton – Arsenal ka përfunduar 0-0.