Arsenali kurrsesi të këndellet, vetëm barazim me Palace
Arsenal ka bërë një tjetër hap fals në kuadër të Premierligës.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta ka treguar një lojë të jashtëzakonshme kundër Crystal Palace, por nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 1:1. Fati sikur ia kishte kthyer shpinën ‘Gunners’.
Arsenal kaloi në epërsi qysh pas 12 minutave lojë, kur topin në rrjetë dërgoi Pierre Emerick Aubameyang, pas një aksioni bukur të ndërtuar.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me këtë rezultat, edhe pse u dominua në tërësi nga mysafirët.
Në pjesën e dytë, një goditje me kokë e Jordan Ayew, me shumë fat përfundoi në rrjetën e Leno, për shifrat 1:1.
Për t’u përkeqësuar situata e Arsenal, në minutën e 67’, Aubameyang bëri një ndërhyrje të pakujdesshme, e cila u sanksionua me kartonin e kuq.
Deri në fund të ndeshjes, Nicolas Pepe pati rastin më të mirë për golin, 10 minuta para fundit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Me këtë barazim, Aresnal numëron 28 pikë për pozitën e 10, kurse Crystal Palace me një pikë më shumë pozicionohet në një pozitë më mirë.