Arsenali ka harruar të fitojë, vetëm barazim me Guimaraes
‘Topçinjtë’ ishin deri në fund në epërsi, por vendasit barazuan gjithçka.
Ishte Shkodran Mustafi (81’) i cili realizoi golin e parë të kësaj ndeshje, pas asistimit të Nicolas Pepe.
Goli vendimtar u shënua nga Bruno Duarte (90+1′), i cili i siguroi pikën e vetme skuadrës së tij pas katër ndeshjeve në grupin F.
Arsenali tashmë është një hap larg kualifikimit tutje në Ligën e Evropës, falë 9 pikëve të tubuara në katër ndeshje.