Arsenali dëshiron yllin e Barcelonës
Arsenali është buzë arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për mesfushorin Denis Suarez, raporton Sky Sport Italia.
Ylli spanjoll ka luajturën nën urdhrat e trajnerit të Arsenalit, Unai Emeryt, në të kaluarën,te Sevilla, dhe tani është shumë pranë t’i bashkohet bashkëkombësit të tij në Londër, transmeton Gazeta Express.
Për Suarezin interesim kanë shprehur edhe klubet italiane Milan dhe Roma, sipas Sky.
Por, mësohet se Emery është i vendosur të ribashkohet me Suarezin, i cili do të ishte i lumtur të luajë përsëri nën urdhrat e ish-trajnerit.