Arsenal mban shpresë për Tierney
Arsenal ende ka shpresë që mund ta transferojë mbrojtësin e Celtic, Kieran Tierney, sipas raportimeve nga The Guardian.
Topçinjtë kishin bërë një ofertë prej 15 milionë funtesh për 22 vjeçarin, mirëpo ishin refuzuar nga kampionët në fuqi të Skocisë.
Megjithatë, ata nuk janë dorëzuar dhe kësaj radhe kanë dërguar një ofertë prej 18 milionë funtesh duke shpresuar se Celtic do të bindet t’ua shesë.