Arrin përditësimi iOS 13.1 vetëm disa ditë pas lëshimit të iOS 13
E reja sjellin një mori karakteristikash që nuk ishin të gatshme për lëshimin e iOS 13.
Apple ka dhënë një azhurnim në sistemin e saj të ri operativ iPhone më pak se një javë pasi u lëshua softweri iOS 13, shkruan TheMirror, transmeton FaktePlus.
Përditësimi iOS 13.1 përfshin jo vetëm rregullimet dhe përmirësimet e zakonshme të gabimeve, por disa karakteristika të reja të mëdha që nuk ishin të gatshme në kohë për fillimin e iOS 13 në 19 shtator.
Këtu përfshihet mundësia për të zgjedhur se me kë dëshironi të shpërndani një fotografi përmes AirDrop nga një iPhone te një tjetër.
Kjo funksionon vlen vetëm për iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, sepse këta përfshijnë çipin e ri U1 me teknologji Ultra Wideband.
Sidoqoftë, karakteristika e tjera të azhurnimit të softuerit iOS 13.1 janë në dispozicion në të gjithë iPhone që mbështesin iOS 13./FaktePlus