Arrin në 42 numri i të vrarëve nga sulmet ajrore të Gazës
Në Gaza është rritur numri i të vrarëve në 42 nga sulmet ajrore të Izraelit duke përfshirë këtu 10 fëmijë gjatë së dielës.
Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët shëndetësorë, derisa njoftuan se kjo luftë e gjuajtjes së raketave po zgjatë prej një jave, shkruan Reuters.
Ushtria izraelite tha se vrasja e viktimave civile ishte e paqëllimshme. Ata thanë se avionët e saj sulmuan një sistem tuneli të përdorur nga militantët, i cili u shemb bashkë me shtëpi
Hamas, grupi militant që kontrollon Gazën, e quajti atë “vrasje të paramenduar”.
Ndërsa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar dhunën më të keqe izraelito-palestineze në vite. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se fushata e Izraelit në Gaza po vazhdon me “forcë të plotë”.
Numri i të vdekurve në Gaza u rrit në 192, duke përfshirë 58 fëmijë, në mes të një sulmi intensiv izraelit ajror dhe artilerie që kur luftimet shpërthyen të hënën e kaluar. /kk