Arrin kamera aksion Sony RX0 II
Kur bëhet fjalë për aksion kamerat, GoPro është pak a shumë lider në këtë fushë. Megjithatë, Sony arrin që deri diku të garojë me GoPro në këtë segment, ndërsa me modelin më të ri të kamerës Sony RX0 II, kjo garë mund të jetë edhe më e theksuar, përcjell UberGizmo.
Aksion kamera Sony RX0 II do të jetë pasuese e kamerës Sony RX0 nga viti 2017. Ajo që e bën interesant modelin e Sonyt është se ai vjen me një ekran të vogël flip, e cila mund të jetë e dobishme kur xhirohet përmbajtja nga kënde të pazakonshme ose kur krijohen selfiet.
Kamera gjithashtu vjen me thjerrëzën Zeiss Tessar T 24mm F4 me kënd të gjërë të fiksuar, si dhe dizajnim dhe tipare të zakonshme të përforcuara të cilat priten nga ky lloj i pajisjes. Kjo e përfshin rezistencën ndaj ujit deri në një thellësi prej 10 metrash, rezistencë ndaj presionit deri në 180 kilogramë dhe mbijetesë nga rëniet nga lartësia prej dy metrash, shkruan KOHA Ditore.
Kamera RX0 II mbështet xhirim të videos në 4K @30FPS, por nuk është e lirë, ndërsa në shitje pritet të dalë muajin e ardhshëm me një çmim prej 700 dollarësh.