Arreston katër persona të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi dje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi dje në Prishtinë.
Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në kryeqytet, saktësisht në rrugën Hys Popova rreth orës 15:10.
Dje u raportua në media se një person ka pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar të panjohur për të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti.
“Drejtoria Rajonale e Policise në Prishtinë, respektivisht njesiti per Hetime te Pergjithshme , ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e kater personave te dyshuar per rastin e vrasjes se rende qe ka ndodhur dje ne Prishtine”, ka konfirmuar Ahmeti.
Personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Kosovës, dy 19-vjeçarë, një 18-vjeçar dhe një 20-vjeçar.
“Personat e dyshuar: E. I, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet te kene kryer vepren vrasje e rende. Ndersa: P. I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ngarkohen me vepren, Dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’, konfirmon Ahmeti për Express.
Personat janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Katër personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim te prokurorit jane dërguar në qendrën e mbajtjes”. .
Njësiti i hetimeve ka sekuestruar një armë dhe një skuter.
“Njesiti i hetimeve ka arrite te gjeje dhe sekuestroj nje arme, nje skuter dhe disa prova te tjera qe mund te shebejne ne dokumentimin e rastit”./FaktePlus