Arrestohet zyrtari i Komunës së Fushë Kosovës, i mashtroi qytetarët se do të ju ndihmojë për marrjen e subvencioneve
Zyrtari i Komunës së Fushë Kosovës, I.K, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, i cili i joshi dhe u premtoi që do t’u ndihmojë në marrjen e subvencioneve.
Sipas komunikatës së PK-së, zyrtari u ka marrë disa mijëra euro qytetarëve për t’ua rregulluar dokumentet për aplikimin për subvencione.
Sipas Policisë, i njëjti as nuk ua ka rregulluar dokumentet as nuk ka aplikuar për subvencione.
“Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e PK-së.