Arrestohet vëllai i mbretit të Arabisë Saudite
Mediat amerikane raportojnë se tre pjesëtarë të lartë të familjes mbretërore janë arrestuar nga autoritetet në Arabinë Saudite. Në mesin e tyre është edhe vëllai i mbretit saudit.
Dy nga personat e arrestuar janë në mesin e figurave me ndikimin më të madh në këtë shtet. Arrestimet janë lidhur me princin Mohammed bin Salman.
Bin Salman vlerësohet de fakto udhëheqës i mbretërisë pas emërimit në pozitën e princit në vitin 2016, shkruan “BBC”.
Arrestimet u kryen në orët e hershme të së premtes, raporton gazeta amerikane “The New York Times”.
Në mesin e të arrestuarve janë vëllai i vogël i mbretit, princi Ahmed bin Abdulaziz, ish-princi i kurorës, Mohammed bin Nayef, dhe princi Nawaf bin Nayef.
Gazeta “The Wall Street Journal” shkruan se policia shkoi në shtëpitë e anëtarëve të familjes mbretërore të veshur me rroba të zeza dhe me maska në kokë.
Ky veprim po shihet si lëvizje e madhe e princit Bin Salman për forcimin e pozitës së tij. Sidoqoftë, autoritetet e Arabisë Saudite ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar arrestimin e figurave të larta.