Arrestohet shefi i Krimeve Ekonomike në Policinë e Prishtinës
Inspektorati Policor i Kosovës sapo ka kryer një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.
Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive nga arrestimi i një prej zyrtarëve policor.
Burime brenda IPK-së kanë thënë se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
Ende nuk dihen arsyet që quan deri në arrestimin e tij, por IPK këtë rast ishte duke e hetuar për një kohë të gjatë.