Arrestohet shefi i financave të Shtetit Islamik
Iraku ka kapur shefin e financave dhe komandantin e dytë të grupit të Shtetit Islamik, për të cilin SHBA kishte ofruar një shpërblim prej pesë milionë dollarësh.
Sami Jasim al-Jaburi, ish-zëvendës i dyshuar i liderit të ndjerë të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, u arrestua nga shërbimet e inteligjencës “jashtë kufijve” të Irakut, njoftoi të hënën kryeministri Mustafa al-Kadhemi.
Ai nuk specifikoi vendndodhjen, por Kadhemi tha në Tëitter se Jaburi u kap në një “operacion të jashtëm kompleks”.
“Ndërsa heronjtë tanë forcat e sigurisë të Irakut, u përqëndruan në sigurimin e zgjedhjeve, kolegët e tyre pra shërbimet e inteligjencës kombëtare irakiane, po kryenin një operacion të jashtëm kompleks për të kapur Sami Jasimin,” shkroi al-Kadhemi.
Ai nuk ofroi detaje të tjera të operacionit, por e përshkroi atë si ‘një nga operacionet më të vështira të inteligjencës ndërkufitare të kryera ndonjëherë nga forcat irakiane, raporton Dailymail.
Programi Amerikan i Shpërblimeve për Drejtësinë tha se Jaburi brenda IS-it thuhet se ka shërbyer si zëvendës i ministrit të financave, duke mbikëqyrur operacionet e grupit që gjenerojnë të ardhura nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, antikave dhe mineraleve.
Në Shtator të vitit 2015 Departamenti i Thesarit në SHBA, e etiketoi Jaburi si një Terrorist Global të përcaktuar veçanërisht.
Zyrtarët e inteligjencës irakiane i thanë Associated Press se Jasim u arrestua në një vend të huaj të identifikuar dhe u transportua në Irak disa ditë më parë