Arrestohet romja pasi bëri fotografim të paautorizuar
Është arrestuar një femër pasi e njëjta dyshohet se ka bërë fotografim të paautorizuar në një shtëpi, përkatësisht pronë të ankuesit.
Ajo pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-Rom, pasi që e njëjta në pronën e ankuesit mashkull K Rom ka bërë fotografim të paautorizuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, përcjell FaktePlus.