Arrestohet personi që vrau 25 vjeçarin në Ferizaj
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari bëri të ditur se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25 vjeçarit në qendër të Ferizajt, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.
Kryeprokurori ka thënë se motivet e vrasjes nuk janë ende të ditura, ndërsa i dyshuari që ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur pak minuta më vonë nga policia.
Jashari tha se i dyshuari me inicialet Sh.R është arrestuar nën dyshimin se kreu vrasjen e rëndë.
Edhe Agim Gashi nga Policia në Ferizaj ka konfirmuar për media se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 te rrethrrotullimi afër stacionit të autobusëve. Në vendin e ngjarjes ka pësuar një person i moshës 25-30 vjeçar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Janë duke u bërë hetimet e prokurorit dhe të njësive tjera relevante”, ka thënë Gashi./FaktePlus