Arrestohet personi që shantazhonte me publikimin e fotografive
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person, i cili në vazhdimësi e ka shantazhuar një femër me publikimin e disa fotove diskredituese, duke e detyruar viktimën t’i japë para në shuma të ndryshme.
Ky rast i shantazhit ishte lajmëruar në polici nga 1 janari i këtij viti dhe policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin gjatë ditës së djeshme.
“Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shantazhuar viktimën shqiptare me publikimin e disa fotove diskredituese duke e detyruar t’i japë para në shuma të ndryshme”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus