Arrestohet personi që goditi me veturë 20-vjeçaren në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj të dyshuarin, i cili sot gjatë ditës ka goditur një këmbësore, në Fushë Kosovë.
Sinjali raporton se i njëjti aktualisht është duke u intervistuar nga Policia.
Sinjali sot raportoi se e reja u dërgua në gjendje të rëndë në Emergjencë të QKUK-së, ku u trajtua derisa u transferua në Klinikën e Mjekimit Intensiv.
Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.
“Lëndimet janë shumë të rënda, ka lëndime në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit, në regjionin e komplikut dhe në pjesën e nënsqetullës ka një ndërhyrje, e cila është sanuar dhe i është futur në gips për momentin”.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se pacientja ka marrë lëndime serioze në trup dhe vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor.
“Gjendja e përgjithshme e pacientit vazhdon me qenë për momentin relativisht stabile, pas marrjes së tretmanit mjekësor në përgjithësi është në gjendje të rëndë, sepse lëndimet janë shumë serioze. Vazhdon me qenë ende nën efektin e barnave”, deklaroi ai.