Arrestohet për dhunim një person në Mitrovicë, kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur
Gjatë ndalimit policor, i dyshuari ka qenë duke drejtuar veturën në të cilën ka qenë edhe e mitura, viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç.
Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë ka kryer marrëdhënie seksuale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mitrovicë 26.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.”, thotë raporti policor.