Arrestohet pasi kanosi gardianët brenda Gjykatës në Istog
Një rast i kanosjes është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog.
Policia ka bërë të ditur se një person i dyshuar gjatë seancës gjyqësore në cilësinë e të dyshuarit, pasi ka hyrë në objektin e gjykatës, ka tentuar të futet në dhomën e të dënuarve pjesëmarrës në seancë, duke i kanosur dy gardian.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.