Arrestohet pasi ekspozoi armën në Facebook
Një person është arrestuar në Prizren pasi i njëjti kishte ekspozuar armën e tij pushkë gjysmë automatike në rrjetin social Facebook.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është liruar pasi rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren NN. me datë 19.04.2019, njësitet policore nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar kanë konfiskuar armën Pushkë gjysmë automatike M-48 të cilën e kishte ekspozuar ne rrjete sociale. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /FaktePlus