Arrestohet oficerja e policisë në ShBA, kishte kryer marrëdhënie me të burgosurin
Një oficere policie në Idaho, SHBA, është arrestuar pasi kryente marrëdhënie seksuale me një të burgosur të sigurisë maksimale. Miranda Ackerman, 29-vjeç, u arrestua pasi u akuzua edhe për kontrabandë të paligjshme.
Sipas prokurorëve, aktet seksuale kanë ndodhur në një zonë të burgut, ku të burgosurit zakonisht prisnin flokët. Ajo akuzohet edhe se i ka dhënë të burgosurit foto të saj, që gjë vlerësohet si “kontrabandë”.
Marrëdhënia e tyre ka zgjatur nga 9 shkurti deri në fund të marsit, ndërsa u zbuluan pas sjelljeve të dyshimta të polices.