Arrestohet një shtetas sirian, tentoi të vidhte një veturë në Prishtinë
Një shtetas sirian është arrestuar të martën pasi tentoi të vidhte një veturë në Prishtinë, është njoftuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të martës në rrugën “Fehmi Agani”.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas sirian pasi i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje nga vetura e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është shkruar në raportin 24-orësh të policisë.