Arrestohet një person pasi që bashkëjetoi me një të mitur
Policia e Kosovës ka njoftuar së një person është arrestuar pasi që i njejti kishte bashkëjetuar me një femër të mitur.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën e mitur femër K-Ashkalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj/FaktePlus