Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje të rëndë në Pejë
Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar mbrëmë rreth orёs 22:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale “Vjedhje e rёndё”, “Vjedhje”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në sheshin “Skёnderbeu” në Pejë, i njëjti pas arrestimit është ndaluar nё ndalim Policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.