Arrestohet një person i afërt me Assange të Wikileaks
Një person që dyshohet se është i afërt me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Jualian Assange, është arrestuar duke u përpjekur të largohej nga Ekuadori, sipas ministrit të Punëve të Brendshme.
Ministrja e Brendshme, María Paula Romo, nuk e ka treguar emrin e tij, por tha se ai është arrestuar për “qëllime hetimore”.
“Një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti i tha Associated Press se personi është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit.
Ajo vjen vetëm pak orë pasi Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
“Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm i Ekuadorit të enjten.
Perosni ka jetuar në Ekuador për disa vjet dhe shpesh ka udhëtuar në ambasadën e Londrës ku Assange ishte duke qëndruar, tha Romo për CNN.
“Ai është arrestuar thjesht për qëllime hetimi”, tha ajo.