Arrestohet një burrë i dyshuar për vrasjen e dy policëve në Gjermani
Një i dyshuar është arrestuar pasi dy oficerë policie u qëlluan për vdekje gjatë një ndalimi trafiku rutinë në Gjermani.
Oficerët ndaluan një automjet në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz, shtet afër kufirit francez.
Një oficer 29-vjeçar dhe një oficere 24-vjeçare janë qëlluar për vdekje në vendngjarje.
Duke njoftuar arrestimin e një 38-vjeçari, policia tha se po mbante përkohësisht edhe një burrë të tjetër, 32 vjeç, në kërkim për bashkëpunëtorët e mundshëm.
Gazeta gjermane Bild raporton se oficerët dërguan dy mesazhe zanore nga rruga. Në të parën, oficerët thoshin se kishin ndaluar një automjet të dyshimtë dhe kishin zbuluar gjahun e ngordhur në bagazh.
Një mesazh i dytë pasoi menjëherë pas, “Po na qëllojnë!” thuhet se oficerët thanë, përpara se kontakti me radio të ndërpritet.
Në kohën kur mbërritën përforcimet, oficerja ishte tashmë e vdekur, raportojnë mediat lokale. Derisa kolegu i saj vdiq menjëherë pas saj.
Rrugët në zonë u mbyllën të hënën dhe autoritetet u kërkuan njerëzve që të mos merrnin personat që bëjnë autostop, shkruan BBC.
Disa detaje të ngjarjes janë të paqarta. Ende ka pak përshkrim të asaj që ndodhi në sulm dhe policia nuk ka dhënë detaje se cili mund të ketë qenë motivi.