Arrestohet një 26-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj
Është arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas policisë, i dyshuari Sh.Q., 26 vjeçar ka ushtruar dhunë disa herë ndaj gruas së tij.
Ai ishte në arrati, ndërsa gruaja ishte dërguar në strehimore.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pêr të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar , Prokurori i Shtetit , Mbrojtësi i Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra për Punë Sociale{, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt me datën 12.01.2022 reth orës 22:30 kishte pranuar një informacion se në rrugën. ‘’ Tirana’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje në progres .
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pêr të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar , Prokurori i Shtetit , Mbrojtësi i Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra për Punë Sociale.
Policia Rajonale e Hetimeve, përkatësisht, Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, pas një pune hetimore intenzive, sot rreth 09:00 në rrugën” Ramadan Ferizi” në Ferizaj, kanē arritur që ta arrestojnē të dyshuarin Sh.Q.
I njejti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.