Arrestohet në Pejë i kërkuar nga INTERPOL-i
Dje në Pejë është arrestuar një shtetas i huaj, që siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ishte në kërkim nga INTERPOL-i.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se pasaporta e prezantuar nga ai ishte e vëllait të tij dhe i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.