Arrestohet Naim Murseli bashkë me një person tjetër për vrasjen e gruas, Liridona Murselit
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/12/900-0-1701427326x400427411-890990015470213-6040171830105819216-n-1024x1024-219.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin, bashkëshortin e Liridona Murselit e cila mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dy ditë më parë. Ai është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit së bashku me një person tjetër që dyshohet ta ketë paguar.
Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ngjarja sipas rrugëve zyrtare u raportua si grabitje që eskaloi në përdorimin e armës nga e cila gjeti vdekjen tashmë e ndjera, Liridona Murseli, ka mesuar Paparaci.
Në vendin e ngjarjes, brenda në veturë prezent ishin burri i Liridona Murselit, Naim Murseli, njëkohësisht ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Ai rrëfeu para policisë së ngjarja kishte nisur si grabitje dhe përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së tij.
Bashkë me çiftin në veturë ishin edhe dy fëmijët e tyre, të cilët u larguan nga vetura së bashku me babanë e tyre, teksa panë se nëna e tyre u vra nga arma e zjarrit
“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhej në njoftimin e policisë për rastin.
E ndjera Liridona Murseli është varrosur sot në fshatin Cërmjan të Gjakovës.
Njoftimi zyrtar i Policisë :
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i mëhershëm i policisë:
Grabitje me pasoja të vrasjes
Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.