Arrestohet ish-ministri armen i Mbrojtjes, dyshohet se përfitoi miliona dollarë
Ish-ministri armen i Mbrojtjes, Davit Tonoyan, është arrestuar në lidhje me një hetim për furnizimin me municion për forcat e armatosura.
Shërbimi për Siguri Kombëtare të enjten e konfirmoi arrestimin e ish-zyrtarit të lartë. Arrestimi ndodhi në orët e vona të së mërkurës, shkruan Free Europe.
Autoritetet armene njoftuan se është arrestuar edhe tregtari i armëve, Davit Galstian dhe të dy burrat akuzohen për mashtrim të shtetit për rreth 2.3 miliardë dramë ose rreth 4.7 milionë dollarë amerikanë.
Tonoyan ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes nga viti 2018 deri më 2020 dhe ishte shkarkuar vetëm disa ditë pas marrëveshjes së armëpushimit me Azerbajxhanin vitin e kaluar pas luftimeve për rajonin Nagorno-Karabak.