Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Lipjan
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/04/hands-locked-in-handcuffs-felony-arrest-768x512-1.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual në Lipjan.
Rasti i cili ka ndodhur të hënën është raportuar në Polici nga gruaja që dyshohet të jetë sulmuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.