Arrestohet hajni i shumë kërkuar
Policia e Kosovës ka arrestuar hajnin e shumë kërkuar, i cili ishte i dyshuar për një numër të vjedhjeve të rënda.
Komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se hajni i shpallur në kërkim ditë më parë, është arrestuar gjatë ditës së sotme.
“Po, sot rreth orës 16:00 në fshatin Rracaj në bashkëpunim me policinë e Deçanit, kemi arrestuar personin e dyshuar për shumë vepra të ndryshme penale”, tha Gjokaj, për FaktePlus.
Ditë më parë, Policia kishte shpallur në kërkim personin e arrestuar, duke publikuar edhe foto të të dyshuarit, i cili ishte kapur nga kamerat e sigurisë derisa po kryente një akt vjedhjeje. FaktePlus