Arrestohet gruaja pasi ndihmoi të dyshuarin të arratisej nga policia
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Gjilanit është arrestuar një femër, pasi që e njëjta kishte penguar zyrtarët Policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë e dyshuara është arrestuar pasi që ka penguar zyrtarët Policorë në arrestimin e një mashkulli.
Derisa e dyshuara ishte duke u shtyrë me zyrtarët e Policisë, personi i kërkuar ka arritur të arratisej, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta i kishte penguar zyrtarët policor në arrestimin e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. E njëjta i ka shtyrë zyrtarët policor me dorë dhe të njëjtën kohë i dyshuari ka arritur të arratisej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.