Arrestohet gjilanasi që e kanosi një polic të Kosovës
Një person ka përfunduar në pranga pasi e ka penguar dhe mandej e ka kanosur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare një pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Siç njofton Policia, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur dje pasdite rreth orës 16:00 në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë dhe rasti i tij vazhdon të hetohet./FaktePlus