Arrestohet gjakovari që dyshohet se dhunoi një grua në Slloveni

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Gjakova, i dyshuar për dhunim të një gruaje në Slloveni.
Siç njofton PK-ja, arrestimi është bërë pas kallëzimit penal të ngritur nga autoritetet sllovene.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.