Arrestohet e dyshuara për shantazh ndaj një burri në Ferizaj
Një grua është arrestuar të dielën në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh” dhe “sulm”.
Policia ka njoftuar të martën se fillimisht ishte raportuar që gruaja është sulmuar seksualisht nga një person.
Pas intervistimit të të dyja palëve, thuhet se është dëshmuar se e dyshuara i ka kërkuar personit tjetër para në formë të shantazhit.
Në konsultim me prokurorin është rikualifikuar vepra penale nga “sulmi seksual” në veprat penale “shantazh” dhe “sulm”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.