Arrestohet agjenti i krimeve që shpërndante kokainë (Emri + Foto)
Kishte ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së kokainës në ish-Bllok zonën për të cilën ishte përgjegjës si agjent krimesh, prokuroria dhe SHÇBA arrestojnë agjentin Ledio Bako. Bako rezulton se është agjent krimesh në komisariatin 2 në tiranë, ndërsa në automjet kolegët i kanë gjetur atij edhe një pistoletë pa leje.
Policia i kishte besuar postin e agjentit të krimeve për zonën e Bllokut, arrestohet si person i dyshuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe ndikim të paligjshëm agjenti Ledio Bako. Në pranga sëbashku me Bakon kanë rënë edhe 3 persona të tjerë ndërsa hetimet janë kryer nga prokuroria dhe shërbimi i cështjeve të brendshme dhe ankesat në policinë e Tiranës.
Gjatë kontrollit të mjetit Bakos i është gjetur një armë pa leje dhe një sasi e dyshuar kokainë.
Ky agjent sipas hetimeve të policisë dyshohet se drejtonte një grup të shpërndarjes së drogës pikërisht në zonën në të cilën ai kishte në përgjegjësi për të hetuar krimet.
Tre personat e tjerë prangosur me agjentin e krimeve nga hetimet ka rezultuar se kanë pasur rolin e shpërndarësit sipas SHÇBA ndërsa ndaj tyre janë kryer filmime dhe fotografime në terren për të dokumentuar aktivitetin kriminal.
Prej disa javësh prokuroria e Tiranës dhe shërbimi i cështjeve të brendshme dhe ankesave kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për të hetuar policët të përfshirë në aktivitete kriminale.
Ky është rasti i dytë në pak ditë ndërsa më herët hetimet e prokurorisë tiranë zbuluan përfshirjen e policëve në trafikimin e mjeteve motorike nga Qafë Bota në Sarandë me ndihmën e policëve kufitarë.