Arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmime seksuale
Një person është arrestuar për shkak të dyshimit pë mashtrim, prezentim të rrejshëm per ngacmim seksual dhe dhunë.
Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugut në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim, Prezentim i rrejshëm, dy raste: Ngacmim Seksual (të raportuara në prill -maj 2020 ) dhe një rast të dhunimit të raportuar në vitin 2018.
I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale.