Arrestohet 22 vjeçari, dyshohet se përdhunoi një të mitur
Një 22-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Arrestimi i të riut me inicialet A. D. u bë në Kamëz, pas denoncimit nga familjarët e vajzës në komisariatin numër katër.
“22 vjeçari, banues ne fshatin Resk, Kukës, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur”, thotë policia, raporton oranews.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”./FaktePlus