Arrestohen tre persona, shisnin miell ilegalisht dhe me çmim të lartë
Tre persona në Deçan janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë shitur miell ilegalisht dhe me çmim të lartë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona pasi ka zënë flagrancë duke shitur miell jo vetëm ilegalisht, por edhe në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar e me çmim më të lartë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët komunal dhe ata të ATK’së, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 25.03.2020 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.