Arrestohen tre persona që sulmuan policinë në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë kanosur zyrtarët policorë derisa po kryenin detyrën zyrtare.
Ky sulm ndaj policëve ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast si pasojë e lëndimeve një polic edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar shqiptarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë kanosur zyrtarët policorë derisa kishin qenë në kryerje të detyrës. Njëri nga zyrtarët policorë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se prej tre të arrestuarve lidhur me këtë rast, dy prej tyre me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, kurse i treti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus