Arrestohen shtatë persona për organizim të lojërave të fatit
Katër persona të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë kanë organizuar lojëra të fatit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orëshka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme.
Ndërsa, me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell
Poashtu, rast i njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën e UÇK-së, e në të cilën janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 661.30 euro pra të gatshme.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FaktePlus/