Arrestohen prizrenasit që kontrabanduan me migrantë nga Siria
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për kontrabandë me me migrantë nga Siria.
Aksioni i arrestimit të personave të dyshuar ka ndodhur gjatë të dieles në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi qe te njëjtit kane kontrabanduar pese migrantë nga Siria. Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.