Arrestohen katër persona, dyshohen për vepra penale që ndërlidhen me prostitucionin
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.
Në planin operativo-taktik, janë kontrolluar dy lokacion në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuara, prej tyre dy femra, njëra shtetase e Serbisë, thuhet në komunikatën e PK-së,
“Personat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në komunikatë.
Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë telefona mobil, 125 euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.
Pas proceduarve të intervistimit të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.