Arrestohen dy të mitur pasi e vodhën një televizor në shkollë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur në Suharekë për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit, të njëjtit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija” gjatë natës kishin vjedhur televizorin në vlerë rreth 400 euro.
Me vendim të prokurorit pas intervenimit të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) nën dyshimin se të njëjtit në SHFMU “Shkëndija” gjatë natës, pasi kanë hapur me forcë dritaren nga aty kanë vjedhur një televizor në vlerë rreth 400 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.