Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, e fusin në makinë borxhliun
Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovës, të cilët sipas Policisë së Kosovës e kanë marrë me veturë një qytetar.
Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një borxhi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi me forcë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar dhe janë larguar deri ne fshatin Vragoli ku pas bisedës lidhur me borxhin e kane liruar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”./FaktePlus