Arrestohen dy persona, kanosen një tjetër për shkak të pronës
Janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë kërcënuar një person tjetër për shkak të një prone të paluajtshme.
Policia e Kosovës njofton se personat e arrestuar i kanë dëmtuar disa shtylla betoni viktimës, derisa i kishin kërkuar edhe para për atë pronë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkak të një prone të paluajtshme, e kane kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar me c’rast i kishin dëmtuar disa shtylla betoni. Të dyshuarit për atë pronë, i kishin kërkuar viktimës para”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton FaktePlus.
Gjatë bastisjes së të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK47 dhe fishekë.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 20 fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, theksohet në njoftim. /FaktePlus